Më 1 shtator 2004, militantët çeçenë sulmuan një shkollë fillore në qytetin e Beslanit në Republikën ruse të Osetisë së Veriut. Ata morën peng 1.100 mësues, fëmijë dhe të afërm të tyre, duke kërkuar tërheqjen e forcave federale nga Çeçenia si kusht për lirimin e tyre. Më 3 shtator 2004, forcat ruse të sigurisë sulmuan ndërtesën, duke rezultuar në një betejë, në të cilën humbën jetën më shumë se 330 pengje, në mesin e tyre 186 fëmijë.
Beslan: Tri ditët e terrorit

5
Vullnetarët bartin një civil të lënduar, ndërsa ushtarët sulmojnë shkollën më 3 shtator, ditën e tretë të krizës së pengjeve. Një numër dëshmitarësh thanë se panë zjarr dhe tanke në shkollë.

6
Një burrë ndihmon dy të reja, pengje, që arritën të iknin nga shkolla pasi forcat speciale sulmuan ndërtesën.

7
Pengjet e fundit të liruara, ngushëllojnë njëri-tjetrin jashtë shkollës.

8
Djemtë strehohen në një automjet pas ikjes së tyre nga shkolla.