Në Kosovë, më 14 nëntor mbahet rundi i balotazhit, ku qytetarët zgjedhin krerët e rinj të 21 komunave, pasi më 17 tetor zgjodhën kryetarët e 19 komunave dhe anëtarët e rinj të asambleve komunale. Të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1,260,571 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 575 qendra votimi me 1,638 vendvotime.
Balotazhi përmes fotove

5
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke hedhur votën e saj në një qendër votimi, në Prishtinë.

6
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga familja e tij, duke votuar në kryeqytet.

7
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, dhe bashkëshortja e tij, Merita, duke dalë nga një qendër votimi në kryeqytet, pas hedhjes së votave të tyre në kuti.

8
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke pozuar para fotoreporterëve të shumtë në një qendër votimi, para hedhjes së votës së tij, në Prishtinë.