Në Kosovë, më 14 nëntor mbahet rundi i balotazhit, ku qytetarët zgjedhin krerët e rinj të 21 komunave, pasi më 17 tetor zgjodhën kryetarët e 19 komunave dhe anëtarët e rinj të asambleve komunale. Të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1,260,571 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 575 qendra votimi me 1,638 vendvotime.
Balotazhi përmes fotove

9
Përparim Rama (në mes), kandidat për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe bashkëshortja e tij, Kristalja, duke ecur drejt një vendvotimi në Prishtinë.

10
Një grua duke votuar në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, në Prishtinë.

11
Një klasë e një shkolle fillore në Prishtinë, e shndërruar në vendvotim për balotazhin e 14 nëntorit.

12
Vëzhguesit duke shikuar një qytetar teksa hidhte votën e tij, në Prishtinë.