Nëpërmjet muraleve dhe veprave të tjera të artit, shumë vende të botës po solidarizohen me Ukrainën, pas pushtimit të saj nga Rusia.
(Përgatiti: Trim Haliti)
1Artisti kosovar, Alkent Pozhegu, duke përfunduar një portret me fara dhe me grurë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Gjakovë, Kosovë, më 1 mars.
2Një grua duke fotografuar një mural të një syri të përlotur, me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, të realizuar nga artisti "MyDogSighs", në Kardif, Uells, Britani, më 2 mars.
3Një ndërtesë e braktisur e "Hotel National"-it shihet e lyer me ngjyrat kombëtare ukrainase, në Çisinau, Moldavi, më 27 shkurt.
4Një vajzë duke ecur pranë një vizatimi që paraqet krizën Rusi-Ukrainë para një shkolle arti, në Mumbai, Indi, më 24 shkurt.