Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Një ditë pas sulmit ndaj saj nga persona të armatosur në dhe përreth manastirit ortodoks serb në Banjskë u tha se është gjetur armatim i kalibrave të ndryshëm, raketahedhës, eksplozivë dhe detonatorë dhe harta dhe plane për sulmin. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Nga fishekët deri tek autoblindat - Policia shfaq armatimin që gjeti në veri

13
Pajisje për komunikim dhe rroba ushtarake.

14
Arka me municione, një flamur i Serbisë e gjësende tjera të konfiskuara shihen në këtë foto.

15
Mitralozë të konfiskuar në vendin e ngjarjes nga autoritetet e Kosovës.

16
Ky automjet që dyshohet se është përdorur nga sulmuesit, mbante një letër ngjitëse me mbishkrimin KFOR.