Armatimi i rëndë amerikan që po i dërgohet Ukrainës
Ky është armatimi që i është premtuar Ukrainës, si pjesë e një pakoje ndihmash ushtarake në vlerë prej 800 milionë eurosh, të njoftuar nga Shtëpia e Bardhë më 13 prill.
(Përgatiti: Trim Haliti)
5Sasi të paspecifikuara të eksplozivëve C-4 dhe të "pajisjeve të shkatërrimit për pastrim të pengesave”
Ky eksploziv plastik mund të improvizohet dhe ka fuqi shpërthyese për të çarë çelikun, si linjat hekurudhore. Luftëtarët ukrainas janë xhiruar duke përdorur eksplozivët për të shkatërruar një urë hekurudhore, afër kufirit me Rusinë.
6Treqind sisteme të telekomanduara taktike ajrore Switchblade
Këta "dronë vetëvrasës" peshojnë vetëm 2.5 kilogramë, dhe mund të dislokohen shpejt nga një tub sikur mortajë, i cili i lëshon ato në ajër. Switchblade përdor pamjet e drejtpërdrejta nga kamera për të gjetur objektivat dhe është i pajisur me bombë të vogël, që mund t'i vrasë armiqtë dhe t'i dëmtojë automjetet jo të blinduara. Sistemi është shumë më i shpejtë dhe më i lirë sesa angazhimi i mbështetjes ajrore, teksa secili dron llogaritet se kushton 6,000 dollarë. Një version më i madh i Switchblade është i aftë të shkatërrojë edhe autoblindat.
7Sasi të paspecifikuara të minave kundërpersonel M18A1 Claymore
Këto mina janë të mbushura me 700 toptha çeliku sa një bizele, dhe mbështeten nga një mur eksplozivi. Kur shpërthehen, saçmet e çelikut shpërndahen më shpejtë sesa shumica e plumbave të pushkëve.
8Dy radarë të vëzhgimit ajror AN/MPQ-64 Sentinel
Ky sistem radari është i krijuar për të zbuluar aeroplanët, dronët dhe raketat në ardhje, nga një largësi prej 40 kilometrash.