Armatimi i rëndë amerikan që po i dërgohet Ukrainës
Ky është armatimi që i është premtuar Ukrainës, si pjesë e një pakoje ndihmash ushtarake në vlerë prej 800 milionë eurosh, të njoftuar nga Shtëpia e Bardhë më 13 prill.
(Përgatiti: Trim Haliti)
9Njëqind automjete të blinduara për qëllime të ndryshme
Humvee është bërë markë e ushtrisë amerikane. Automjetet e ulëta mund të pajisjen me armatim, përfshirë mitralozë apo raketa kundërtanke.
10Tetëmbëdhjetë obusë 155-milimetërsh dhe 40,000 njësi artilerie
Nuk dihet se cilët obusë 155-milimetërsh nga arsenali i SHBA-së do t'i dërgohen Ukrainës. Modeli M198, që shihet në këtë fotografi, për herë të parë ka nisur të përdoret nga ushtria amerikane në vitet e 1970-ta, por ka disa të meta nga aspekti i dizajnit, dhe tani pothuajse është zëvendësuar krejtësisht nga një version më i ri. Obusi M198 mund të bëjë qitje në një largësi prej mbi 20 kilometrash.
11Sasi të paspecifikuara të uniformave mbrojtëse kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore
Pajisjet e tilla do të ishin vitale në rast të ndonjë sulmi me armë bërthamore apo kimike. Pentagoni po ashtu është zotuar se do ta furnizojë Ukrainën me pajisje mjekësore, jelekë antiplumb dhe helmeta, pajisje optike, laserë dhe modele të paspecifikuara të anijeve të telekomanduara për mbrojtje bregdetare.
Armatimi i rëndë amerikan që po i dërgohet Ukrainës