Një aeroplan me 121 persona të evakuuar nga Afganistani ka mbërritur në aeroportin e Tiranës, në orët e hershme të së premtes së 27 gushtit.
Mes pasagjerëve kishte foshnja, fëmijë dhe persona në karroca, të cilëve u është kontrolluar temperatura sapo kanë zbritur në Shqipëri, para se të dërgoheshin në tenda, ku janë regjistruar dhe ku kanë marrë ushqim.
Më pas, afganët janë dërguar nëpër hotele në qytetin e Durrësit, ku do të qëndrojnë derisa të zhvendosen për strehim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Afganët e ikur nga Kabuli strehohen në Shqipëri

1
Grupi i parë i afganëve, të evakuuar nga vendi i tyre, ka mbërritur në Shqipëri.

2
Ata janë sjellë të premten në Tiranë, me avionin e një kompanie private ajrore egjiptiane.

3
Në Aeroportin e Rinasit kanë ardhur 121 persona, të nisur nga Kabuli.

4
Mes tyre janë aktivistë të shoqërisë civile, si dhe fëmijë e foshnja.