Në Harkiv raportohet për dhjetëra viktima civile
Ministri i Brendshëm ukrainas ka thënë se dhjetëra civilë janë vrarë pas sulmeve në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv, më 28 shkurt. Beteja për të fituar kontrollin e këtij qyteti verilindor është bërë ndër më të ashprat, prej kur Rusia ka nisur pushtimin në Ukrainë. Analisti i sigurisë, Ruslan Leviyev ka thënë për televizionin, Current Time se forcat ruse kanë shtuar sulmet me raketa pasi ofensiva tokësore ka ngecur. Paralajmërim: Disa pamje mund të jenë shqetësuese. (Përgatitën: Krenare Cubolli & Ibrahim Berisha)
Përmbajtja
-
10 nëntor 2025Fituesit dhe humbësit: Çka ndryshuan zgjedhjet lokale?
-
7 nëntor 2025Debati për kufijtë në Ballkan gjithmonë i hapur
-
6 nëntor 2025Pse po e braktisin disa shtete Konventën e Stambollit?
Facebook Forum