Qytetarët e Kosovës po votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Ajo që i veçon këto zgjedhje është se po zhvillohen në kohë pandemie, si dhe në mot të ftohtë ku temperaturat sillen mes -11 e - 3 gradë Celsius.
Votimi nëpërmjet fotografive

9
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është duke u zhvilluar me rregull.

10
Votuesit me maska por pa mbajtur distancën presin për të votuar në një vendvotim në Mitrovicën Veriore.

11
Vendvotim në Mitrovicën Veriore.

12
Procesi zgjedhor në Mitrovicën Veriore kësaj radhe po zhvillohet pa mbikëqyrjen e OSBE-së.