Qytetarët e Kosovës po votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Ajo që i veçon këto zgjedhje është se po zhvillohen në kohë pandemie, si dhe në mot të ftohtë ku temperaturat sillen mes -11 e - 3 gradë Celsius.
Votimi nëpërmjet fotografive

13
Të drejtë vote në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë 1.794.862 qytetarë, të cilët do të mund të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës.

14
Vendvotim në Mitrovicën Veriore.

15
Një burrë shihet pranë një kutie votimi gjatë zgjedhjeve parlamentare në Prishtinë, Kosovë, 14 shkurt 2021.

16
Një votues me maskë mbrojtëse duke votuar në Mitrovicën Veriore.