Rreth 300,000 njerëz mbetën të pastrehë pas shpërthimeve të mëdha në kryeqytetin libanez, Bejrut, më 4 gusht. Sipas informacioneve të fundit më 6 gusht, të paktën 137 njerëz u vranë dhe më shumë se 5,000 u plagosën. Shpërthimi ndodhi në një depo të kimikateve në portin e Bejrutit. Agjencia France-Presse sjell disa fotografi brenda lagjeve te vjetra të qytetit, ku shumë shtepi janë shkatërruar.
Brenda shtëpive të shkatërruara në Bejrut

1
Producenti televiziv, Tony Ahwaji, i cili është plagosur nga shpërthimi, qëndron i ulur në ballkonin e banesës së tij të dëmtuar në lagjen Mar Mikhael në kryeqytetin libanez Bejrut, më 6 gusht 2020.

2
Një banore e një prej pjesëve më të bukura të Bejrutit të vjetër - Gemmayze, pastron rrënojat në shtëpi.

3
Një banor i Bejrutit po bën pushim nga pastrimi i një shtëpie të shkatërruar në pjesën qendrore të qytetit.

4
Një grua pastron shtëpinë nga dëmi që ka shkaktuar shpërthimi.