Rreth 300,000 njerëz mbetën të pastrehë pas shpërthimeve të mëdha në kryeqytetin libanez, Bejrut, më 4 gusht. Sipas informacioneve të fundit më 6 gusht, të paktën 137 njerëz u vranë dhe më shumë se 5,000 u plagosën. Shpërthimi ndodhi në një depo të kimikateve në portin e Bejrutit. Agjencia France-Presse sjell disa fotografi brenda lagjeve te vjetra të qytetit, ku shumë shtepi janë shkatërruar.
Brenda shtëpive të shkatërruara në Bejrut

5
Një burrë i moshuar shikon çarjet në mur në një shtëpi të dëmtuar.

6
Një grua shikon në gjërat që kanë shpëtuar pa u shkatërruar nga shpërthimi.

7
Naji Ghouma qëndron në mesin e rrënojave të shtëpisë së tij të dëmtuar në lagjen e dëmtuar Gemmayze në kryeqytetin libanez Bejrut.

8
Banorët pastrojnë banesat e tyre në njërën prej ndërtesave të pjesës së vjetër të Bejrutit - Mar Mikaehlu.