Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan protestat për vdekjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Protesta kishte edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.
Protestat pas vdekjes së George Floyd

9
Një fëmijë mban një letër me mbishkrimin "Drejtësi" ndërsa sheh jashtë dritares së një makine që kalon para protestuesve në Riçmond të SHBA-së.

10
Në Nju Jork, njerëzit vrapojnë me gjësende nga një dyqan i duhanit, të cilin e kishin thyer para se të arrinte policia.

11
Policët duke e arrestuar një të dyshuar gjatë trazirave në Nju Jork.

12
Një burrë i bardhë dhe një tjetër me ngjyrë mbajnë duart me njëri-tjetrin në Karolinën Veriore .