Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan protestat për vdekjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Protesta kishte edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.
Protestat pas vdekjes së George Floyd

13
Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Nju Jork.

14
Pjesëtarët me uniformë të Shërbimit të Inteligjencës së SHBA-së qëndrojnë para protestuesve pranë Shtëpisë së Bardhë.

15
Gjatë fundjavës, demonstrues në Gjermani u mblodhën po ashtu për të shfaqur mbështetje për protestat.

16
Protesta mbështetjeje kishte edhe para ambasadës së SHBA-së në Berlin.