Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit më 10 tetor, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
Ikja e civilëve nga veriu i Sirisë

1
Qytetarët largohen nga qyteti kurd sirian i Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë në kufi me Turqinë.

2
Disa civilë duke u larguar nga rajoni në të cilin forcat turke nisën bombardimet në përpjekje për të krijuar një zonë të sigurisë në të cilën më pas do të ktheheshin miliona migrantë sirianë që gjenden në Turqi.

3
Turqia nisi një sulm të gjerë në zonat e kontrolluara nga kurdët në Siri, duke i hapur rrugën një pushtimi pas tërheqjes së trupave amerikane. Luftëtarët kurdë kanë luftuar bashkë me SHBA-në kundër grupit ekstremist Shteti Islamik. Mirëpo Turqia i konsideron këto grupe kurde si terroristë.

4
Dy banorë ikin me një motoçikletë nga qyteti sirian Ras Al-ain.
Facebook Forum