Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit më 10 tetor, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
Ikja e civilëve nga veriu i Sirisë

5
Tymi në objekte gjatë bombardimeve turke në qytetin verilindor të Sirisë Ras al-Ain në provincën Hasakeh përgjatë kufirit turk.

6
Banorët e rajonit gjejnë mënyra të ndryshme për të ikur nga konflikti.

7
Një grua ecën derisa në prapavijë shihet tymi pas bombardimeve turke në qytetin verilindor të Sirisë Ras al-Ain. Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan njoftoi fillimin e sulmit më 9 tetor, duke e emëruar atë "Operacionin Pranvera e Paqes".

8
Bombardimet nga ajri nuk janë ndalur që nga fillimi i tyre më 9 tetor. Forcat kurde në anën tjetër janë zotuar se do t’i rezistojnë ofensivës dhe kanë nisur të përleshen me trupat turke.
Facebook Forum