Përderisa Evropa Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shtrënguar ligjet mbi dronët, shtetet e ish-bllokut komunist kanë qenë më të ngadalta në drejtim të mbylljes së qiejve të tyre për mjetet ajrore pa pilot. Gjatë dy viteve të kaluara, fotografi i Radios Evropa e Lirë, Amos Chapple e ka shfrytëzuar mirë hapësirën e lirë ajrore për të kapur disa pamje unike të monumenteve që i takojnë të kaluarës sovjetike.
Një pamje mbi Evropën Lindore
5
Bukureshti, në Rumani. Pallati i madh i Parlamentit, në qendër të Bukureshtit.
6
Shën Petërsburgu, në Rusi. Kisha e qytetit, në një ditë vjeshte.
7
Oswiecim, në Poloni. Mbetjet e ndërtesës që mbante të burgosurit e kampit famëkeq të Aushvicit.
8
Budapesti, në Hungari. Statuja e Lirisë, prej nga shihet Budapesti. E ndërtuar në vitin 1947 për “Heronjtë sovjetikë të Lirisë”, mbishkrimi është ndryshuar menjëherë pas shembjes së ish-Bashkimit Sovjetik. Tash, në monument është i shkruar dedikimi: “Në kujtim të të gjithë atyre që sakrifikuan jetët për liri, pavarësi dhe prosperitet të Hungarisë.”