Përderisa Evropa Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shtrënguar ligjet mbi dronët, shtetet e ish-bllokut komunist kanë qenë më të ngadalta në drejtim të mbylljes së qiejve të tyre për mjetet ajrore pa pilot. Gjatë dy viteve të kaluara, fotografi i Radios Evropa e Lirë, Amos Chapple e ka shfrytëzuar mirë hapësirën e lirë ajrore për të kapur disa pamje unike të monumenteve që i takojnë të kaluarës sovjetike.
Një pamje mbi Evropën Lindore
9
Brasov, në Rumani. Kështjella e Branit, gjithashtu e njohur si “Kështjella e Drakulës”.
10
Gagra, në Abkhazi. Pushuesit rusë në bregun e Detit të Zi. Rajoni i shkëputur gjeorgjian, i cili pretendon shtetësinë e vet, mbetet tërësisht i panjohur. Por, ai është një destinacion i njohur për klasën punëtore ruse.
11
Kosice, në Sllovaki. Bulevardi kryesor i Kosicës duket sikur është çarë në mes, për t’i lënë vend Katedrales së Shën Elizabetës.
12
Shën Petërsburgu, në Rusi. Fletët kanë mbuluar “Kopshtet Verore”.