Shpërthim në qendër të Stambollit
Autoritetet turke thonë se së paku 10 persona janë vrarë nga një shpërthim në qendër të Stambollit. Zyra e guvernatorit të qytetit bën të ditur se 15 njerëz të tjerë janë plagosur. Shpërthimi ka ndodhur pak pas orës 10 të mëngjesit, sipas kohës lokale, në lagjen historike Sultanahmet, pranë Xhamisë së Kaltër.