Qyteti antik Palmyra që nga 21 maji 2015 është nën kontrollin e Shtetit Islamik. Palmyra është qytet antik në Siri, i pasur me një trashëgimi të jashtëzakonshme arkitekturale që daton nga shekulli i parë. Militantët e Shtetit Islamik kanë shkaktuar dëme thelbësore në lokacione të ngjashme në Irak, duke postuar video në të cilat shihen teksa shkatërronin artefakte të ndryshme. UNESCO e përshkruan Palmyran si qendrën më të rëndësishme kulturore të botës antike , e cila ngërthen në vete ndikime të kulturës persiane, greke dhe romake.
Palmyra nën kontrollin e IS-it
1
Para një viti, çdo gjë ishte e qetë në Palmyra. Foto e bërë më 14 mars 2014.
2
Mbetjet e teatrit romak datojnë nga shekulli i II-të. Deri vonë, në këtë lokacion, mbahej Festivali Vjetor i Palmyras.
3
Gjurmë të tjera të ndikimit romak. Palmyra ka përjetuar një periudhë relativisht të mirë pasi romakët morën kontrollin mbi këtë qytet, në fillim të shekullit të I-rë.
4
Mars, 2014 – Një polic sirian qëndron mbi tembullin Baal, një nga tre zotat paganë të adhuruar në Palmyra në shekullin e I-rë.