Qyteti antik Palmyra që nga 21 maji 2015 është nën kontrollin e Shtetit Islamik. Palmyra është qytet antik në Siri, i pasur me një trashëgimi të jashtëzakonshme arkitekturale që daton nga shekulli i parë. Militantët e Shtetit Islamik kanë shkaktuar dëme thelbësore në lokacione të ngjashme në Irak, duke postuar video në të cilat shihen teksa shkatërronin artefakte të ndryshme. UNESCO e përshkruan Palmyran si qendrën më të rëndësishme kulturore të botës antike , e cila ngërthen në vete ndikime të kulturës persiane, greke dhe romake.
Palmyra nën kontrollin e IS-it
5
Palmyra besohet të jetë ngritur nga Mbreti Solomon.
6
Një gur i përpunuar gëlqeror nga shekulli i II-të, i nxjerrë në vitin 2006 nga një varrezë në Palmyra. Figurat e 13 burrave dhe grave, që të gjithë nga një familje, janë gdhendur në të.
7
Në të njejtin vend është gjetur edhe ky gur, në të cilin janë gdhendur dy tregtarë dhe një fëmijë, duke qëndruar para një deveje.
8
Perëndimi i diellit në Palmyra, nëntor 2010.