Nga trysnia në rritje nga protestat në rrugë për shkak të pushtetit që ushtronte, Shahu i Iranit, Reza Pahlavi, braktis vendin në janar të vitit 1979, duke nxitur kështu edhe rrënimin e regjimit mbretëror nga kryengritësit muajin pasues. Tetë muaj më vonë, dhe pas trazirave të shumta, studentët protestues depërtuan në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Teheran, më 4 nëntor të vitit 1979, duke marrë 90 persona peng për 14 muaj me radhë. Lideri i revolucionit, Ayatollah Ruhollah Khomeini, u kthye nga ekzili dhe u bë lideri suprem i Republikës Islamike të Iranit në dhjetor të vitit 1979.
1979: Pushtimi i ambasadës amerikane në Teheran
5
Trembëdhjetë pengje u liruan në ditët e para, disa nga të cilët flisnin për median, në praninë e pengmarrësve [djathas].
6
Pengjet e liruara arrijnë në aeroportin e Francës Orly më 20 nëntor 1979.
7
Protestë e mbështetësve të Revolucionit Iranian në afërsi të ambasadës amerikane në Teheran.
8
Revolucionarët protestojnë para ambasadës amerikane në Teheran. Më 24 prill 1980 dy misione shpëtimi për të liruar pengjet dështuan, pasi dy avionë pësuan aksident në një shkretëtirë iraniane. Tetë ushtarë amerikanë vdiqën me këtë rast.