Nga trysnia në rritje nga protestat në rrugë për shkak të pushtetit që ushtronte, Shahu i Iranit, Reza Pahlavi, braktis vendin në janar të vitit 1979, duke nxitur kështu edhe rrënimin e regjimit mbretëror nga kryengritësit muajin pasues. Tetë muaj më vonë, dhe pas trazirave të shumta, studentët protestues depërtuan në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Teheran, më 4 nëntor të vitit 1979, duke marrë 90 persona peng për 14 muaj me radhë. Lideri i revolucionit, Ayatollah Ruhollah Khomeini, u kthye nga ekzili dhe u bë lideri suprem i Republikës Islamike të Iranit në dhjetor të vitit 1979.
1979: Pushtimi i ambasadës amerikane në Teheran
9
Një “kukull” që ilustronte presidentin e atëhershëm amerikan, Jimmy Carter, në duart e protestuesve, 18 nëntor 1979. Carteri kishte ngrirë të gjitha asetet iraniane në Shtetet e Bashkuara dhe kishte shkëputur lidhjet diplomatike me Iranin në shenjë kundërshtimi me peng-marrjen.
10
Lideri i studentëve Ayatollah Musavi Khoeini flet nga muri i ambasadës amerikane në përvjetorin e parë të uzurpimit.
11
Të 52 pengjet e mbetura u liruan në janar të vitit 1981, pas 444 ditësh. Amerikanët e liruar u mirëpritën në Bazën Ajrore Andrews në Maryland, më 27 janar 1981.