Nga trysnia në rritje nga protestat në rrugë për shkak të pushtetit që ushtronte, Shahu i Iranit, Reza Pahlavi, braktis vendin në janar të vitit 1979, duke nxitur kështu edhe rrënimin e regjimit mbretëror nga kryengritësit muajin pasues. Tetë muaj më vonë, dhe pas trazirave të shumta, studentët protestues depërtuan në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Teheran, më 4 nëntor të vitit 1979, duke marrë 90 persona peng për 14 muaj me radhë. Lideri i revolucionit, Ayatollah Ruhollah Khomeini, u kthye nga ekzili dhe u bë lideri suprem i Republikës Islamike të Iranit në dhjetor të vitit 1979.
1979: Pushtimi i ambasadës amerikane në Teheran
1
Protestat kundër Shahut Reza Pahlavi filluan në janar të vitit 1978.
2
Uzurpimi i ambasadës amerikane në Teheran filloi më 4 nëntor 1979, kur rreth 400 studentë radikalë iranianë depërtuan në ambasadë duke kapërcyer muret. Studentët kërkonin ekstradimin e Shahut nga SHBA-të, ku kishte ikur për t’u trajtuar në një spital. Shahu e kishte përzënë Khomeinin nga vendi në vitin 1964.
3
Rreth 90 amerikanë u morrën peng brenda objektit të ambasadës.
4
Ballina e së përditshmes “Kayhan”, e datës 4 nëntor 1979, në të cilën flitej për ndërhyrjen në ambasadë, e të cilën e kishte bekuar Khomeini.