Mbi 100,000 protestues pro-evropianë janë mbledhur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Kjo është një shfaqje masive e zemërimit të tyre me presidentin Viktor Yanukovych, i cili ka marrë vendim për të pezulluar agjendën e afrimit me Bashkimin Evropian.
Protestuesit kërkojnë zgjedhje të reja dhe dorëheqjen e presidentit. "Ne po nisim një grevë kombëtare", ka thënë udhëheqësi i partisë opozitare Svoboda, Oleh Tyahnybok.
Tubimi i sotëm në Sheshin e Pavarësisë konsiderohet të jetë më i madhi prejse kanë nisur protestat pro-evropiane, më shumë se një javë më parë.
Të shtunën, policia ka përdorur shkopinjtë e gomës dhe granatat e tymit për t’i shpërndarë protestuesit.
Yanukovych ka thënë se është “i zemëruar me dhunën”, por ministri i tij i Brendshëm ka paralajmëruar të dielën se policia do të përgjigjet nëse ka trazira masive.
Presidenti ka pranuar se presioni i Moskës e ka bërë atë që të mos nënshkruajë një marrëveshje asociimi me Bashkimin Evropian, duke thënë se Ukraina nuk mund të sakrifikojë tregtinë me Rusinë, e cila ka qenë kundër marrëveshjes.
Megjithatë, ai është zotuar sot se do të lëvizë vendin e tij më pranë Bashkimit Evropian.
Yanukovych ka thënë se do të bëjë gjithçka “për të përshpejtuar procesin e lëvizjes së Ukrainës më pranë BE-së”.
Në anën tjetër, kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, ka shpallur rifillimin e marrëdhënieve të plota ekonomike me Rusinë, pas refuzimit të marrëveshjes me BE-në.
“Para së gjithash, kemi rënë dakord për rifillimin e marrëdhënieve tona ekonomike dhe tregtare me Rusinë. Kemi shumë plane. Javën e ardhshme, presidenti ynë do të shkojë në Kinë, për vizitë shtetërore. Dhe pastaj, presidenti do të vizitojë natyrisht Rusinë, me të cilën planifikojmë të nënshkruajmë një plan bashkëpunimi, i cili parashikon – më lejoni të përsëris – rifillimin e tregtisë normale dhe të regjimit ekonomik”, ka thënë Azarov.
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, e cila po vuan dënimin me burg për shkak të abuzimit me detyrën zyrtare, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i lënë veprimet e autoriteteve pa përgjigje.
Ajo ka hyrë në grevë urie qysh të hënën, për të shprehur solidaritet me protestuesit.
Sheshi i Pavarësisë ka qenë skenë e Revolucionit të Portokalltë në vitin 2004, i cili ka përmbysur Yanukovychin dhe ka sjellë në pushtet një qeveri me prirje perëndimore.
Yanukovych është zgjedhur president pesë vjet më vonë.(v.tela)