Më 22 nëntor 1963, presidenti i Shteteve të Bashkuara, John Ftizgerald Kennedy, u vra në Dallas. Dita kishte nisur me shi, por moti u përmirësua në kohën kur presidenti dhe zonja e parë, Jaqueline Kennedy, u pritën me padurim nga turma entuziaste në Dallas. Këto janë pamjet e një dite që nisi plot me shpresë, por që u shndërrua në një nga tragjeditë më të mëdha.
JFK: Një ditë në Dallas

1
Presidenti John F. Kennedy, duke ngrënë mëngjes në Fort Worth, Texas, me nënpresidentin Lyndon Johnson dhe Zonjën e Parë, Jacqueline Kennedy, pak orë para vrasjes së tij, më 22 nëntor 1963.

2
Presidenti John F. Kennedy përshëndet turmën e mbledhur në tubimin politik në Fort Worth, Texas.

3
Agjenda zyrtare e presidentit Kennedy, e shpërndarë nga Shtëpia e Badhë, para se të niste vizita e tij në Dallas. Në të shihen qartë lëvizjet që do t’i bënte ai atë ditë, nga ora 8:45 e mëngjesit deri në orën 12:30 të mesditës.

4
Presidenti John F. Kennedy dhe Zonja e Parë Jacqueline Kennedy arrijnë në Love Field, Dallas, Texas, më pak se një orë para vrasjes së tij.