Më 22 nëntor 1963, presidenti i Shteteve të Bashkuara, John Ftizgerald Kennedy, u vra në Dallas. Dita kishte nisur me shi, por moti u përmirësua në kohën kur presidenti dhe zonja e parë, Jaqueline Kennedy, u pritën me padurim nga turma entuziaste në Dallas. Këto janë pamjet e një dite që nisi plot me shpresë, por që u shndërrua në një nga tragjeditë më të mëdha.
JFK: Një ditë në Dallas

5
Turma njerëzish mblidhen në Main Street të Dallasit, për të përshëndetur kolonën presidenciale.

6
Presidenti John F. Kennedy dhe bashkëshortja e tij Jacqueline, së bashku me guvernatorin e Texasit, John Connally dhe bashkëshorten e tij, Nellie, pak çaste para vrasjes. Connally ka qenë i plagosur rëndë gjatë të shtënave, por ka mbijetuar.

7
Trupi i pajetë i presidentit të vrarë arrin në bazën ajrore "Andrews Air Force Base" jashtë Washingtonit. Trupin e shoqëronte Zonja e Parë, Jacqueline Kennedy, dhe vëllau i presidentit tashmë të ndjerë, prokurori i përgjithshëm, Robert Kennedy.

8
Lee Harvey Oswald, njeriu i arrestuar për vrasjen e presidentit Kennedy, duke folur në një konferencë shtypi në Dallas, më 22 nëntor 1963.