Më 22 nëntor, 2013, bëhen 50 vjet që nga vrasja e presidentit të Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy në Dallas, në moshën 46 vjeçare. Pamjet në këtë foto-galeri janë pasqyrojnë disa nga momentet më të njohura të jetës së Kennedyt, duke përfshirë këtu edhe fotografitë e prindërve, motrave e vëllezërve, skenat nga fushata presidenciale e vitit 1960, pikat më të ndritshme të presidencës së tij, vrasjen në Dallas dhe varrimin në Washington.
JFK: Pamjet e një jete presidenciale

9
Presidenit Kennedy me të bijën Caroline dhe të birin John Jr. në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, 10 tetor 1962.

10
Presidenti Kennedy në Shtëpinë e Bardhë duke nënshkruar vendimin për të ndaluar dërgimin e armatimit ofensiv në Kubë, gjatë krizës kubane me projektil, në tetor të vitit 1962.

11
Presidenti Kennedy mban fjalim në Berlin më 26 qershor 1963. Ishte pikërisht ky vend ku ai bëri deklaratën e tij të famshme “Ich bin ein Berliner", për të nënvizuar mbështetjen amerikane për Gjermaninë Perëndimore dhe simpatinë për njerëzit që jetonin të ndarë në qytetin e Berlinit.

12
Presidenti Kennedy me bashkëshorten Jacqueline, duke vizituar Dallasin, pak çaste para se të vritej, më 22 nëntor 1963.