Kongresi voton rihapjen e qeverisë
Kongresi amerikan ka votuar për rihapjen e qeverisë, pas mbylljes së pjesërishme prej gjashtëmbëdhjetë ditësh si dhe evitimin e një krize financiare. Dhoma e Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga republikanët, votoi në favor të vendimit, pasi Senati që kontrollohet nga demokratët kishte votuar më herët gjithashtu pro tij.