Ndërlidhjet

Libi: Sulmohet ambasada ruse në Tripoli


Sulmohet ambasada ruse në Libi
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:00:34 0:00

Sulmohet ambasada ruse në Libi

Ministria e Punëve të Jashtme në Moskë njofton se ambasada e saj në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, është sulmuar të mërkurën, dhe se një person i armatosur ka provuar të hyjë në ndërtesat e ambasadës.

Një zyrtar i ministrisë ka thënë për Itar-Tass se “sipas informative të para, asnjë diplomat rus nuk është lënduar gjatë këtij incidenti”.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Libisë ka raportuar se sulmi besohet të ketë ardhur në shenjë proteste ndaj vrasjes së një oficeri të Libisë nga ana e një gruaje ruse në Tripoli të marten.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG