Ndërlidhjet

Google shpërndan internet me balona


Google shpërndan internet me balona
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:25 0:00

Google shpërndan internet me balona

Gjiganti i teknologjisë Google është duke testuar nëse balonat mund të përdoren për të shpërndarë internetin te dy të tretat e popullsisë së globit, të cilat janë pa web-qasje.

Shkencëtarët në Kristçërç të Zelandës së Re kanë lëshuar rreth 30 balona me helium, të cilat kanë qenë në gjendje të ngrihen në një lartësi prej 20 kilometrash mbi Tokë.

Secila balonë ka të montuar një antenë, të lidhur me një stacion në Tokë, i cili transmeton sinjale të internetit.

Google ka thënë se shpreson të lëshojë mijëra balona, në përpjekje për t’iu siguruar internet më shumë se 4 miliardë njerëzve në mbarë botën, të cilët aktualisht janë pa qasje në të.

Një fermer i Zelandës së Re është bërë personi i parë që ka fituar qasje në internet gjatë provës së sotme.(v.tela)

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG