Ndërlidhjet

Akuzohet edhe formalisht “sulmuesi” i Bostonit


I dyshuari i mbijetuar për sulmet në Maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev, është akuzuar formalisht për krime, përfshirë përdorimin e një arme të shkatërrimit në masë.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me burgim të përjetshëm ose dënim me vdekje.

Zyrtarët federalë kanë lexuar akuzat në një spital të Bostonit, ku 19-vjeçari mbetet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet amerikane po ashtu kanë thënë se provat paraprake tregojnë se vellezërit Tsarnaev kanë qenë të motivuar nga ekstremizmi fetar, por nuk duket se kanë qenë të përfshirë në ogranizata islamike terroriste.

Dzokhar dhe vëllai i tij, Tamerlan, të dy çeçenë, akuzohen për kryerjen e dy sulmeve me bomba, një javë më parë, në Maratonën e Bostonit. Sulmet kanë lënë të vrarë tre njerëz, ndërsa kanë plagosur mbi 200 të tjerë.

Dzhokhar është kapur të premten, pas një kërkimi masiv, gjatë të cilit Tamerlan është vrarë, ndërsa ai është plagosur.

Në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka thënë se Dzhokhar do të përballet me sistemin civil të drejtësisë.

Ai nuk do të trajtohet si një luftëtar armik. Ne do ta ndjekim këtë terrorist përmes sistemit tonë civil të drejtësisë. Sipas ligjit amerikan, qytetarët e Shteteve të Bashkuara nuk mund të gjykohen në komisionet ushtarake. Është e rëndësishme të kujtojmë se që nga sulmet e 11 Shtatorit, ne kemi përdorur sistemin e gjykatës federale për të dënuar dhe burgosur qindra terroristë”, ka thënë Carney.

Disa ligjvënës republikanë kanë kërkuar që Tsarnaev të shpallet luftëtar armik. Kjo, sipas analistëve, do t’iu jepte hetuesve më shumë liri në marrjen në pyetje të të dyshuarit.

Për të shënuar shtatë ditë nga momenti i shpërthimeve, Bostoni ka mbajtur të hënën një minutë heshtje.

Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Barack Obama ka nderuar po ashtu viktimat me një minutë heshtje.

Po ashtu të hënën, qindra njerëz kanë ndjekur funeralin e 29-vjeçares, Krystle Campbell, njërës nga tri viktimat e shpërthimeve.

Në republikën jugore ruse të Dagestanit, nëna e të dyshuarve ka thënë se ka folur me djalin e saj të madh në telefon, para se Tamerlan të humbiste jetën në të shtënat me policinë.

Zubeidat Tsarnaeva i ka thënë televizionit amerikan ABC se Tamerlan i ka telefonuar asaj dhe i ka thënë: “Policia ka nisur të na qëllojë, po na ndjek”.

Tamerlan po ashtu i ka thënë së ëmës se është me vëllain e vogël dhe se e do shumë atë.

Të dy prindërit këmbëngulin se djmtë e tyre janë të pafajshëm dhe se janë viktima të akuzave false.(v.tela)

Tsarnaev mund të dënohet me vdekje
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:49 0:00

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG