Marko Gjuriq, këshilltari i presidentit serb, Tomisllav Nikolliq, dhe pjesëtar i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ka thënë sot se “Hashim Thaçi, në vazhdimësi manipulon me opinionin dhe flet të pavërteta mbi përmbajtjen e propozimit”, që gjendet para dy delegacioneve.
“Bashkësia e komunave serbe do të ketë fuqi ekzekutive, posaçërisht në fushën e policisë, përmes zgjedhjes së komandantit, gjë që do të jetë në përgjegjësinë direkte të bashkësisë së komunave serbe”, u ka thënë Gjuriq gazetarëve në Bruksel.
Çështja më sfiduese për palën kosovare, sipas tij, "është fakti se në veri do të jenë vetëm pjesëtarë të përkatësisë etnike serbe të policisë së Kosovës dhe se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk do të jenë të pranishme në atë pjesë, pa dakordimin e NATO-s dhe lejen e bashkësisë së komunave serbe".
“Shpresë për marrëveshje ka, por nuk duhet të manipulojmë me opinionin, marrëveshje mund të kemi nëse i përmbahemi asaj që është në propozim”, ka thënë Gjuriq.
Thaçi: Shpresoj që Serbia ta pranojë sot marrëveshjen
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke hyrë në ndërtesën ku po mbahen takimet në Bruksel, ka shfaqur shpresën që raundi i dhjetë i bisedimeve të jetë përfundimtar për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, nën udhëheqjen e kryeministrit serb, Ivica Daçiq, takohen sot me kërkesën e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, për t'i dhënë edhe një mundësi marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
“Shpresoj që edhe Serbia ka reflektuar dhe do ta pranojë sot marrëveshjen, në mënyrë që të pajtohemi në parim”, u ka thënë zoti Thaçi gazetarëve të mbledhur.
Sipas tij, marrëveshja do të mundësonte lëvizje të lirë te njerëzve dhe mallrave, si dhe zhbërje të strukturave të paligjshme serbe në veri.
Ai tha se sistemi i policisë dhe drejtësisë do të jenë një sistem unik, sipas ligjeve të Kosovës, ndërsa Aasociacioni i komunave serbe, tha kryeministri i Kosovës, s’do të ketë rol legjislativ, ekzekutiv apo të pushtetit të tretë.
Kosova është në proces të sigurt për anëtarësim në Bashkimin Evropian, NATO, OSBE dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara, tha kryeministri.
Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, e përfunduan pa marrëveshje rrethin e nëntë të bisedimeve, të datës 17 prill.
Baronesha Ashton, kishte lënë të kuptohet se palëve u është dhënë edhe ca kohë për të vendosur nëse mund ose jo të finalizojnë marrëveshjen.
"Mund të them me besim të vërtetë se dallimet janë të ngushta dhe të cekëta”, pati thënë Ashton. (a.v.)