Autoritetet në Teksas thonë se pesë deri në 15 njerëz mund të kenë humbur jetën nga shpërthimi masiv që ka goditur të mërkurën mbrëma një uzinë të plehrave kimikë, pranë qytetit Uako të Teksasit.
Rreshteri i policisë në Uako, William Patrick Swanton, u ka thënë gazetarëve se mbi 160 njerëz të tjerë janë plagosur.
Uzina ndodhet në qytetin e vogël Uest, i cili strehon rreth 2,700 banorë dhe ndodhet rreth 32 kilometra larg Uakos.
Disa zyrtarë të shërbimeve emergjente thonë se amoniaku mund të ketë qenë shkak i shpërthimit. Thuhet se uzina ka pasur brenda rreth 20 tonelata amoniak pa ujë.
Por, Swanton ka thënë se zona do të trajtohet si skenë e krimit, derisa autoritetet të përfundojnë hetimet.
“Nuk kam dëgjuar asnjë indikacion që tregon se kjo ka qenë diçka tjetër, jashtë zjarrit aksidental. Megjithatë, hetuesit në këtë rast nuk kanë mundur të hyjnë brenda dhe të përcaktojnë burimin e zjarrit, nga ka ardhur, është vënë qëllimisht apo jo?! Ata nuk e dinë”, ka thënë Swanton.
Disa shtëpi dhe godina janë shkatërruar po ashtu nga zjarri. Dhjetëra njerëz besohet se janë ende të bllokuar brenda uzinës, ndërsa disa zjarrfikës janë raportuar të humbur.
“Tani për tani kemi numër të madh të lëndimeve, ndoshta mbi 100. Aktualisht, kemi viktima të konfirmuara. Numri nuk është i saktë ende, mund të rritet nga minuta në minutë”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit për Siguri Publike në Teksas, Dean Wilson.
Policia ka evakuuar gjysmën e qytetit Uest, nga frika e shpërthimeve të tjera apo e rrjedhjes së gazit toksik.
Prefekti Tommy Muska ka thënë se shpërthimi është gjëja më shkatërruese që i ka ndodhur këtij qyteti.
“Janë lënduar një numër i madh njerëzish. Ka shumë njerëz që nesër nuk do të jenë këtu. Por, lutuni… ky është një komunitet shumë, shumë i fortë. Do ta kapërcejmë. Kjo me siguri është gjëja më shkatërruese që i ka ndodhur këtij komuniteti. Por, ne do ta rindërtojmë. Nuk është fundi i botës, është vetëm një prerje e madhe në zemrat tona”, ka thënë Muska.
Pamjet televizive kanë treguar shtëllungë të madhe tymi. Të plagosurit janë dërguar në spitale jo vetëm me autoambulanca, por edhe me makina të policisë dhe helikopterë.
Guvernatori i Teksasit, Rick Perry, ka thënë se autoritetet po monitorojnë me shumë kujdes situatën. Ai ka thënë se ka mobilizuar burimet shtetërore për të ndihmuar në menaxhimin e incidentit.
Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se shpërthimi ka shkaktuar dridhje prej 2.1 ballësh.(v.tela)