Ndërlidhjet

Rusi: Në shenjë hakmarrjeje -18 amerikanë në listën e zezë


Protestë e mëhershme e politikanit rus, Boris Nemtsov, i cili e mban portretin e avokatit të ndjerë Magnitsky.
Protestë e mëhershme e politikanit rus, Boris Nemtsov, i cili e mban portretin e avokatit të ndjerë Magnitsky.
Rusia e ka publikuar listën e zezë të saj me emrat e shtetasve amerikanë, të cilëve u ndalohet hyrja në këtë vend, në shenjë hakmarrjeje për dokumentin e njohur si “Lista Magnitsky”.

Ministria e Jashtme e Rusisë të shtunën e ka publikuar listën e 18 zyrtarëve amerikanë, për të cilët thuhet se “janë implikuar në shkelje të të drejtave të njeriut”.

Në këtë listë, gjenden edhe zyrtarë në administratën e ish-presidentit George Bush, dhe zyrtarë të përfshirë në dënimet e rusëve, që aktualisht gjenden në burgjet e Shteteve të Bashkuara.

Ky zhvillim u bë një ditë pasi Shtetet e Bashkuara kanë imponuar sanksione të mosdhënies së vizave dhe ngrirje të pasurive të 18 njerëzve, shumica prej tyre shtetas rusë, që dyshohet se kanë bërë shkelje të të drejtave të njeriut.

Për 16 persona rusë në këtë listë, theksohet roli i tyre në rastin e avokatit moskovit, Sergei Magnitsky, i cili i kishte akuzuar zyrtarët rusë për mashtrime tatimore në shumë prej 230 milionë dollarësh.(f.bujupi)

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG