Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se kërcënimet me luftë të Koresë Veriore janë “të papranueshme” dhe se Shtetet e Bashkuara, “nëse është e nevojshme, do të mbrojnë aleatët dhe veten e tyre”.
“Rreziku më i madh është se diçka ndodh, se ka përgjigje në të dhe se gjërat, pa dashje, dalin nga kontrolli. Andaj, i bëjmë thirrje Kim Jong Unit që të kuptojë se ky është një moment për udhëheqje të përgjegjshme”, ka thënë Kerry.
Ai i ka bërë këto komente në Seul, ku është takuar me presidenten e Koresë së Jugut, Park Geun-hye.
Kerry ndodhet në udhëtimin e tij të parë në Azi prejse është zgjedhur sekretar Shteti.
Ai, po ashtu, ka thënë se SHBA-ja do që të shohë një Gadishull Korean të qetë dhe pa armë bërthamore.
Në Uashington, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-monn.
Obama ka thënë se vendi i tij do të përdorë diplomacinë për të ulur tensionet me Korenë e Veriut, por, po ashtu, “do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm” për të mbrojtur SHBA-në dhe aleatët e saj.
Presidenti amerikan, po ashtu, i ka bërë thirrje Phenianit që të zbusë retorikën e tij.
“Ne të dy pajtohemi se është koha që Koreja e Veriut t’i japë fund qasjes luftarake dhe të bëjë përpjekje për uljen e temperaturave. Askush nuk do që të shohë konflikt në Gadishullin Korean”, ka thënë Obama.
Ban i ka bërë jehonë këtij mesazhi dhe ka kërkuar nga Kina dhe vendet e tjera me ndikim te Phenjani, që të ushtrojnë rol më aktiv për uljen e tensioneve.
“U bëj thirrje autoriteteve të Republikës Popullore të Koresë që të përmbahen nga hapat e tjerë provokues. Kjo nuk është e dobishme", ka thënë Ban.
Udhëheqësi verikorean, Kim Jong Un, ka shqetësuar shumë vende të Azisë me kërcënimet se do të kryejë sulme bërthamore. Me Korenë e Jugut ka thënë se është në gjendje lufte, ndërsa në territorin e SHBA-së, ka thënë se do të hedhë raketa.
Retorika kërcënuese ka nisur prejse Kombet e Bashkuara kanë forcuar sanksionet kundër Koresë së Veriut, për shkak të provës së tretë bërthamore që ka bërë në muajin shkurt.
Agjencia amerikane e Inteligjencës ka thënë se Koreja e Veriut mund të ketë njohuri për armatosjen e një rakete balistike me kokë bërthamore, porse “arma nuk do të ishte shumë e besueshme”.
Pheniani ka vendosur tashmë dy raketa balistike Musudan në bregdetin e tij lindor. Vlerësimet për gamën e tyre ndryshojnë, por disa sugjerojnë se ato mund të udhëtojnë deri në 4,000 kilometra.
Një distancë e tillë do të përfshinte edhe bazat amerikane në Guam, ndonëse nuk dihet nëse raketat Musudan janë testuar më parë.
Të enjten, ministrat e Jashtëm të Grupit të Vendeve më të Zhvilluara, G8, kanë dënuar “në termat më të fuqishëm të mundshëm” sjelljen e Koresë së Veriut. Ata i kanë kërkuar asaj që të përmbahet nga aktet provokuese dhe e kanë paralajmëruar për sanksione të reja, nëse lanson raketë të re.(v.tela)