Ndërlidhjet

Inaugurimi i Papës


Festohet inaugurimi i Papës
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:00:51 0:00

Festohet inaugurimi i Papës

Papa Françesk zyrtarisht e ka filluar punën e tij si lider i 266-të i Kishës Katolike.

Ai të martën e ka udhëhequr Meshën inauguruese në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ku merrnin pjesë mijëra njerëz, përfshirë edhe shefa të shteteve dhe liderë të religjioneve të tjera.

Gjatë ceremonisë, Papa Françesk e pranoi një unazë, që e simbolizon pozitën e tij si Papë dhe një shall të leshtë, që e tregon rolin e tij si ruajtës i më se 1.2 miliardë katolikëve në botë.

Në mesin e liderëve botëror, që morën pjesë në ceremoni ishte edhe Cristina Kirchner, presidente e Argjentinës, prej nga është Papa, kancelarja gjermane, Angela Merkel, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e të tjerë.

I pranishëm ishin edhe Partiarku i Përgjithshëm Bartholomeu nga Stambolli.

Kjo është hera e parë që lideri shpirtëror i të Krishterëve Ortodoksë ka marrë pjesë në Meshën Inauguruese të Papës, prej Ndarjes së Madhe, ndërmjet të krishterëve perëndimorë dhe atyre lindorë në vitin 1054.(f. b.)

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG