Ndërlidhjet

NATO i kërkon Koresë V. të anulojë lëshimin e raketës


Ilustrim
Ilustrim
NATO-ja i ka bërë thirrje Koresë së Veriut që të anulojë planet e saj për lansimin e raketës me rreze të gjatë veprimi, duke thënë se ajo do të shkelte rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Phenjani ka thënë se do të testojë raketën ndërmjet 10 dhe 22 dhjetorit.

Ambasadorët e NATO-s, përmes një deklarate të përbashkët, kanë thënë se veprimi i tillë mund të destabilizojë edhe më tej Gadishullin Korean.

Phenjani ka bërë një lansim të tillë në muajin prill, porse ka dështuar shpejt për shkak të problemeve teknike.

Ai e ka të ndaluar të kryejë prova raketore nën rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut besojnë se shteti komunist teston raketa me rreze të gjatë, në përpjekje për të zhvilluar raketën interkontinentale balistike, të aftë për të bartur koka bërthamore.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG