Ndërlidhjet

Irakianët mbajnë zi për viktimat valës së sulmeve


Irakianët, zi për viktimat e fundit
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:00 0:00
Shkarkoje

Irakianët mbajnë zi për viktimat


Irakianët të premten mbajtën zi për më shumë se 90 viktimat e vrara në një varg sulmesh në të gjithë vendin, më 16 gusht.

Sulmet ndodhën pak para festës së Fitër Bajramit, në fund të muajit të shenjtë mysliman, Ramazanit.
Një sulm kishte ndodhur në një qytet afër ish-bastionit të kryengritësve, në Falluxha.

Zyrtarët thanë se qyteti i përzier etnikisht, i Kirkukut, ka qenë shënjestër e katër sulmeve me makina bombë, të cilat shpërthyen brenda 45 minutash.

Shpërthime kishte edhe në Dibis dhe Tuz Kuramtu.

Raportohet për më shumë se 100 njerëz janë vrarë nga dhuna në vend që nga fillimi i muajit gusht, gjë që tregon se kryengritësit e udhëhequr nga degët e Al Kaidës në Irak mbeten forcë vdekjeprurëse tetë muaj pasi që trupat amerikane e lanë vendin.(z.p.)

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG