Ndërlidhjet

SHBA: Hetime për rrjedhjen e informacioneve në media


Shtëpia e Bardhë
Shtëpia e Bardhë
Shtëpia e Bardhë thotë se do të zhvillojë hetime penale për burimet e rrjedhjeve aktuale në media të tregimeve, që i kanë rrezikuar sekretet kombëtare.

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Erik Holder, të premten caktoi dy prokurorë për t’i udhëhequr këto hetime, për të cilët ai tha se aktualisht po ndërmerren nga agjencia FBI.

Shpallja e hetimeve penale u bë pas raporteve në gazetat kryesore amerikane për dyshimet për luftën e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit në Internet, për procedurat për marrjen në shënjestër të militantëve nga aeroplanët pa ekuipazh, dhe për ekzistimin e agjentit të dyfishtë, i cili ka depërtuar në një grup militant në Jemen.

Gazetat i kanë cituar burimet e tyre si zyrtarë të tashëm apo të dikurshëm në administratën e Shteteve të Bashkiuara.

Presidenti Barak Obama tha mbrëmë se “prej se jam në zyre, qëndrimi im është zero tolerancë për këtë lloj të rrjedhjeve dhe spekulimeve”.(f.b.)

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG