Njësitë e KFOR-it kanë gjetur një sasi të madhe armatimi në Veleglavë, në afërsi të Tërstenikut të komunës së Kamenicës.
Zëdhënësi i KFOR-it, Den Harvi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se aty janë gjetur arka armësh, raketa, granata dhe municion.
"Të gjitha janë shkatërruar nga ekspertët e KFOR-it", ka thënë Harvi për Radion Evropa e Lirë.
Ai nuk ka folur për detajet tjera, por ka thënë se ky armatim mund të ketë mbetur nga lufta e fundit.
“KFOR-i ndërmerr veprime të tilla të paktën dy-tre herë në javë, por ky rast ishte i veçantë pasi që kishte një numër të madh armatimi të zbuluar”, ka theksuar zëdhënësi Harvi.(z.g.)