Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, më 1 Qershor, fotografët e Radios Evropa e Lirë pyetën fëmijët në Kosovë dhe nëpër vende të ndryshme për dëshirat e tyre.
Çfarë dëshirojnë fëmijët?
9
Bogdan Solonyna, 9 vjeç, jeton në Kiev, Ukrainë. Ai dëshiron të bëhet kuzhinier në restorantin e tij.
10
Nelea Lungu, 11 vjeçe, jeton me gjyshen në Roscani. Nelea dëshiron të shkojë në shkollën e fshatit të saj, por shkolla e ka refuzuar për shkak të nevojave të veçanta.
11
Bakht Alam, 13 vjeç, nga Ningolai, Pakistan, dëshiron të bëhet mekanik dhe shpreson që së shpejti të blejë një biçikletë.
12
Zahir Shah, 10 vjeç, është një nxënës në Khyber, Pakistan. Ai dëshiron të bëhet inxhinier.