Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, më 1 Qershor, fotografët e Radios Evropa e Lirë pyetën fëmijët në Kosovë dhe nëpër vende të ndryshme për dëshirat e tyre.
Çfarë dëshirojnë fëmijët?
13
Zhenia, 10 vjeçe, është nga Minski, Bjellorusi. "Do të doja të jem një projektuese mobiljesh dhe të jetoj në Londër, sepse unë dua të pikturoj", thotë ajo.
14
Masha, 5 vjeçe, jeton në afërsi të Moskës.Ajo thotë: "Unë dua të bëhem e bukur.... Unë dua të vë shumë grim, si nëna ime. Dua një vëlla të vogël"...
15
Këta fëmijë romë jetojnë në Pragë, Republika Çeke. Emili, 15 vjeç, dëshiron të bëhet mekanik makinash, Rudolfi, 8 vjeç, komando ushtarak, kurse Marcela 11 vjeçe - mjeke.
16
Niamatullah, 14, dhe Ataullah, 12, punojnë në fushë afër Kabulit. Ata duan të shkojnë në shkollë, por nuk ka vende në shkollën e fshatit të tyre. Ata duan të bëhen doktorë.