Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, më 1 Qershor, fotografët e Radios Evropa e Lirë pyetën fëmijët në Kosovë dhe nëpër vende të ndryshme për dëshirat e tyre.
Çfarë dëshirojnë fëmijët?
5
Anila 2 vjeçe, ka dëshirë që të vizatojë dhe të ngjyrosë çdo fletë të bardhë që gjen përpara. Dëshiron të bëhet piktore.
6
Anri, 6 vjeç, është adhurues i kafshëve. Kur të rritet, dëshiron të bëhet astronaut ose veteriner. Dëshira e tij për vitin e ardhshëm është të shkojë në Hënë.
7
Khava Sadulaeva, 5 vjeçe, nga Grozni, dëshiron të jetë një artiste dhe të jetojë në një shtëpi të madhe me familjen e saj.
8
Jasmina, 6 vjeçe, shet çamçakëza dhe çokollata në rrugët e Dushanbeit. Ajo ëndërron të bëhet mjeke dhe t'i kthehet babai emigrant.