Bashkërisht bota ha shumë mish - të paktën 268 tonë mish derri, mish lope, deleje e mish pule konsumohen në një vit. Sipas një studimi të ri të zhvilluar nga ana e Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë, kombet perëndimore janë më lart në listën e mishngrënësve më të pasionuar të botës, pavarësisht shqetësimeve në rritje rreth trashjes, kolesterolit dhe mirëqenies së kafshëve.
Konsumimi i mishit
1
Luksemburgu i vogël i prin listës - 136 kilogramë mish për person në vit, i ndjekur nga afër nga Shtetet e Bashkuara me 123 kg në vit, dhe Australia me 122.
2
Udhëzimet e lëshuara nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë sugjerojnë një konsum mishi minimum prej 7.3 kilogramë në vit.
3
Rusia aktualisht renditet e 57-ta nga 177 vende, duke ngrënë 60 kg mish, kryesisht derri dhe pule, për banor brenda 1 viti.
4
Por, me përjashtim të Kazakistanit, që renditet i 49-ti, vendet e Azisë Qendrore - ku nuk ka vakt që s'shërbehet pa shumë mish të viçit, deles, mish qengji, apo edhe kali - mund të jetë i befasu