Një sulmues vetëvrasës me bombë ka lënë të paktën 10 të vdekur dhe rreth 25 tjerë të plagosur në Maymana, kryeqyteti i Provincës Faryab në veri të Afganistanit.
Nuk është e qartë se kush ishte në shënjestër të sulmit. Një zëdhënës i policisë, Lal Mohamed Ahmed Zai, tha se katër policë janë në mesin e të vrarëve, ndërsa të tjerët janë civilë.
Disa media raportojnë se në mesin e viktimave ka edhe ushtarë të NATO-s, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Misioni i NATO-së në Afganistan, ISAF, tha se dy nga pjesëtarët e tij, janë vrarë nga një shpërthim me bombë të mërkurën në veri të Afganistanit. Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për incidentin e njëjtë. (a.i.)