Ndërlidhjet

Aung San Su Ki: Epokë e re për Mijanmarin


Ikona e demokracisë, Aung San Su Ki
Ikona e demokracisë, Aung San Su Ki
Liderja për demokraci në Birmani (Mijanmar), Aung San Su Ki, e ka vlerësuar si “epokë të re” fitoren bindëse të partisë së saj në zgjedhjet e para, pas disa dekadave të sundimit nga junta ushtarake.

Partia e saj tha se Su Ki, fituese e Çmimit Noble për Paqe në vitin 1991, e cila ishte e burgosur nga junta gjatë kohës më të madhe në 22 vjetët e fundit, ka fiituar ulëse në Parlament, në votimet e së dielës.

Partia e saj, Liga Kombëtare për Demokraci, thotë se ka fituar 44 prej 45 vendeve në Parlament.

Këto ishin zgjedhjet e para prej se qeveria civile e mbështetur nga ushtria e Birmanisë (Mijanmarit) e mori pushtetin, para një viti.

Në vitin 1990, Liga Kombëtare për Demokraci pat arritur fitore bindëse, por ishte bllokuar nga ushtria për ta marrë pushtetin.(f.b.)

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG