Ndërlidhjet

Qytetarët amerikanë nën ethet e lotarisë


Ilustrim
Ilustrim
Qytetarët e Shteteve të Bashkuara, me shpresën për të ndryshuar fatin e tyre financiar në çast, janë duke blerë bileta lotarie për tërheqjen e së premtes të xhekpotit, që kap shumën prej 540 milionë dollarësh.

Përfaqësuesit e pikave shitëse bëjnë të ditur se shumë persona blejnë me nga 50-60 bileta, ndërsa shanset për të fituar xhekpotin janë një në 176 milionë.

Xhekpoti i së premtes tejkalon atë të mëparshmin në vlerë prej 390 milionë dollarësh, që është ndarë nga dy fitues në Gjeorgji dhe Nju Xhersi, në vitin 2007.(v.t.)


Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG