Përballjet midis VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Kërçovë, si dhe midis koalicionit shqiptar VLEN dhe AKI-së në Tetovë, por edhe votimet në Karposh dhe Qytetin e Shkupit, mund të varen nga votat e kandidatëve që humbën në rundin e parë.
Shkupi po përballet me krizë të mbeturinave dhe transportit publik, me ndërmarrjet komunale që funksionojnë me burime të kufizuara.
Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, shpalli fitore bindëse pas rundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot, po votojnë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë në të gjitha 80 komunat, plus në Qytetin e Shkupit.
Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje lokale më 19 tetor, mes tensioneve politike dhe pyetjes së madhe: a mund të sjellin këto zgjedhje të parakohshme parlamentare? Zbuloni ndikimin e rezultatit për të ardhmen politike dhe anëtarësimin në BE.
Analistët vlerësojnë se ndikimi rus në zgjedhjet lokale është i kufizuar, por bart rreziqe.
Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu një klub nate në Maqedoninë e Veriut është rritur në 63, pasi një muzikant vdiq nga plagët e marra pothuajse shtatë muaj pas incidentit, tha prokuroria maqedonase më 14 tetor.
Zjarri që shpërtheu në klubin Pulse natën mes 15 dhe 16 marsit vrau 62 njerëz dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë.
Dialogu Strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut po avancon partneritetin dypalësh, duke përfshirë fusha si mbrojtja, tregtia dhe sundimi i ligjit. Çështja e heqjes së vizave mbetet një prioritet i procesit që synon stabilitetin rajonal dhe përmbushjen e objektivave të NATO-s.
Shumica e personave nga Maqedonia e Veriut që janë futur në listën e zezë amerikane, kryesisht për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe ndikim mbi gjyqësorin, vazhdojnë të jenë aktivë në politikë dhe biznes.
Një maqedonas i dënuar për pjesëmarrje në luftën në Ukrainë zbulon detaje mbi rekrutimin dhe përvojat e tij në front. Lexoni rrëfimin ekskluziv të Ljupço Bojçevskit dhe hulumtimin mbi rastet e tjera të ngjashme.
Përgjimet e paligjshme, skandalet, fyerjet dhe gjuha e urrejtjes kanë lënë në plan të dytë debatin për zgjidhjet reale të problemeve të qytetarëve, në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, që do të mbahen më 19 tetor.
Shfaq më shumë